“12 vjet në qeveri s’bëri asgjë për emigrantët” – Protestë kundër Ramës në Selanik
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me shqiptarë që jetojnë në Selanik në kuadër të turit me diasporën.
Rama u prit me brohorima gjatë fjalës së mbajtur para mbështetësve të mbledhur në një sallë në ‘Porto Palace’, në Selanik por ndërkohë një grup prej rreth 20 shqiptarësh që jetojë në Greqi protestuan kundër tij jashtë ambienteve të asaj salle.
Gazetari i Euronews Albania Xhensil Shkëmbi i pyeti për arsyet e revoltës së tyre.
“Ti nuk ishe brenda aty? Pse kamerat po merrnin vetëm kryeministrin dhe nuk dëgjonin ankesat, shumë pak njerëz duartrokisnin, ndenja e dëgjova 1 orë e gjysmë për gënjeshtra. Ata që do t’i fusë në burg i fut se i prishin punë, mua nuk më interesin a është në burg Meta apo Berisha, mua më intereson të rriten pensionet, nëna ime e ka pensionin 100 mijë lekë. Ka 12 vjet në qeveri, nuk ka bërë asgjë për emigrantët dhe vjen e kërkon votën. Çfarë arsyeje ka Edi rRama të kërkojë votën, pse bëj unë 5 minuta patriotin brenda. Nuk ishte Edi Rama ai që mbuloi statujën e heroit kombëtar Skënderbeut në mes të Tiranës kur erdhi Erdogan në Shqipëri? Pse bën patriotin këtu ai?” tha një nga protestuesit.
Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
Plagoset me armë 50-vjeçari në Sarandë, në gjendje të rëndë në spital. Policia jep detajet (EMRI+FOTO)
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane
- 08:47 Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”
- 08:34 Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
- 08:26 37-vjeçari dhunon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në kokë. Policia jep detajet (VIDEO)
- 08:19 Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen