“13 policë të plagosur për Kilometrin e fundit”, Qafoku: Protestat e Bashës ishin më të forta

10 Shkurt 2026 | 22:15

Gazetari Ronald Qafoku, i ftuar në Now me Erla Mëhillin theksoi se protesta e zhvilluar sot nga Partia Demokratike nuk e vuri në asnjë moment Edi Ramën në vështirësi dhe aq më shumë sipas tij ta rrëzojë atë nga pushteti.

Sakaq, Qafoku cilësoi se protestat e opozitës, më në krye Bashën, si më të forta krahasuar me këtë të ditës së sotme.

“Nëse sot do të kishim ato gazetat klasike, unë do të vendosja titullin si kryeredaktor: “13 policë të plagosur për Kilometrin e fundit”. Prioriteti çfarë ishte sot, që të ikte Edi Rama. Madje Berisha ka thënë që guximi i qytetarëve do rrëzojë Ramën. Ngjarja e 10 shkurtit shkroi histori, çfarë historie që u plagosën 13 policë, por kjo protestë nuk ka asnjë ndryshim nga protestat e tjera. Ne mund të gjejmë detaje, jo bomba të skaduara, por nuk bëri gjë.

Opozita nuk ka fuqi, u vu në vështirësi Rama, jo, unë nuk e di që u vu në vështirësi, të ma thotë dikush nëse është vënë.

PD ka bërë protesta të jashtëzakonshme, në kohën e Bashës kanë qenë protesta të forta. Sot ata janë thejsh viktima, se nuk është fuqia kjo. Ne jemi në një krizë institucionale që po shkon drejt një krize politike në këto momente, sepse nuk ka valvul shkarkimi”, u shpreh Qafoku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

“NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë

Ralf Gjoni komentoi në emisionin Now në Euronews Albania zhvillimet e Samitit të NATO-s në Ankara, duke e cilësuar atë si “samitin e kredibilitetit” të...
22:27 | 07/07/2026

“Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, komentoi në emisionin Now në Euronews Albania zhvillimet e Samitit të NATO-s në Ankara, ku merr pjesë edhe...
22:12 | 07/07/2026