14 viktima nga tërmeti në Vanuatu, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit
Të paktën 14 persona kanë humbur jetën nga një tërmet me magnitudë 7.3 që goditi Vanuatu të martën, ndërsa 200 të tjerë janë të plagosur.
Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa, përfshirë ambasadat e disa vendeve dhe ka ndërprerë energjinë elektrike dhe shërbimet celulare.
Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme 7-ditore për të lehtësuar operacionet e kërkim-shpëtimit. Ekipet po punojnë në rrënoja për të gjetur të mbijetuar, duke përdorur mjete të improvizuara.
Ndër viktimat janë dy shtetas kinezë, ndërsa rreth 116,000 njerëz mund të jenë të prekur nga pasojat e tërmetit. Australia, SHBA dhe Franca kanë premtuar ndihmë në përpjekjet e shpëtimit. Vendi ndodhet në një zonë të ndjeshme sizmike dhe përballet shpesh me fatkeqësi natyrore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Tërmeti me magnitudë 7,3 ballë godet ishullin në Paqësor, rrafshohen ndërtesat
- Tre tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng