141 të infektuar, tjetër rekord rastesh ditore me COVID-19 në Kosovë
Autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan të martën diagnostikimin e 141 personave të tjerë me COVID-19 duke e çuar bilancin total në 1,756 të infektuar.
Të hënën u raportua për 129 raste ditore, çka ishte rekord me të infektuar, por që duket se prirja në rritje e përhapjes së infeksionit nuk po ndalet.
Gjatë 24-orëve të fundit autoritetet kryen analizimin e 397 mostrave, nga ku rezultoi se ishin pozitivë me COVID-19: 42 persona në Prishtinë, 30 në Vushtrri, 18 në Pejë, 11 në Mitrovicë, 9 në Obiliq, 7 në Prizren, 6 në Fushë-Kosovë, 5 në Gjilan, 4 në Podujevë, 3 në Mamushë, 2 në Viti dhe nga 1 i infektuar në Kamenicë, Partesh, Kaçanik dhe Rahovec.
Ashtu si në Shqipëri, edhe në Kosovë autoritetet kanë pikasur infektime të personelit të institucioneve.
Në Kosovë tashmë ka raste të konfirmuara mes punonjësve të qendrave shëndetësore, postës, korporatës elektroenergjike, bankave, apo dhe agjencive të ndryshme.
Prej datës 8 shkurt, kur autoritetet nisën të kryenin testet e para, në total kanë mundur të analizojnë 19,312 mostra, nga ku janë pikasur me infeksion 1,756 persona. Prej tyre 986 janë shëruar dhe 34 kanë vdekur.
Lexoni gjithashtu:
Rekord në Kosovë, 129 raste me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit
Bilanci javor i COVID-19 në rajon, vala e re shkakton 67 viktima e mbi 2700 të infektuar
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania