15-vjeçarët shqiptarë “nxijnë” arsimin, Keta: Testi i PISA, kritik! Shënoi pikiatë

23 Dhjetor 2023 | 19:49

Arsimi nuk është në ditët e tij më të mira. Një test ndërkombëtar i zhvilluar në vitin 2022 me një grup nxënësish të moshës 15-vjeçare tregon se përgjigjet që ata kanë dhënë nuk bëjnë krenar askënd. As prindërit, as mësuesit, as qeverinë dhe as vetë ata.

Testi PISA është një test ndërkombëtar, për të cilin Shqipëria paguan për të marrë pjesë. Nuk është i detyrueshëm, por vendi ynë është futur në garën globale, për të parë njohuritë e nxënësve 15-vjeçarë në raport me shkollat anëembanë botës. Prej vitit 2009, ne marrim pjesë në PISA, bashkë me 80 shtete të tjerë, duke vlerësuar njohuritë ne 3 disipilina; Matematikë, Shkencë dhe Lexim.

Në emisionin “Money” në Euronews Albania, ekspertët zbuluam më shumë rreth arsyeve që e kanë çuar arsimin në këtë nivel.

“Shqipëria ka pasur rritje nga viti 2009 në 2014. E ka ruajtur rezultatin në vitin 2018 dhe në vitin 2022….. reflektohet një rënie. Në fakt PISA e fundit, për të gjithë pjesëmarrësit është paraqitur si PISA që ka tronditur systemet arsimore, për arsye që lidhet me pandeminë. Ndërkohë në rastin e Shqipërisë, përveç pandemisë, rënia i atribuohet edhe tërmetit, i cili preku Shqipërinë”, tha Gerti Janaqi, drejtor i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit.

Rezultatet në provimin ndërkombëtar të brezit që sot janë 16 vjec, ishin zhgënjyese, jo vetëm për 6129 nxënësit që morën pjesë, por edhe për bashkëmoshatarët e tyre që u përfaqësuan nga ky kampion. (28 400 nxënës gjithsej-grafik) Mes 81 shteteve, Shqipëria qendron në vendin e 70-të, duke shënuar rënie të ndjeshme në krahasim me vitet parardhëse, kur viti më i mirë ishte 2015-a, me renditje në vendin e 51.  (grafik)

“Rasti i PISA-s i vitit 2022 për Shqipërinë, duhet lexuar në mënyrë tejet kritike. Jo se Shqipëria ka qenë ndonjëherë, e krahasueshme dhe e vlerësueshme me rezultatet e saj ndër vite, por deri në vitin 2022, ne nuk kemi patur ndonjë pikiatë rezultatesh në atë mënyrë që e ka sjellë ky skanim i vitit 2022”, tha pedagogia Majlinda Keta.

“Duke qenë se është i njëjti test që zbatohet në 80 vende pjesëmarrëse, nuk lidhet ngushtësisht me njohuritë lëndore në vetvete, por lidhet me aftësitë që këta nxënës kanë fituar, për t’i dhënë zgjidhje ushtrimeve dhe problemeve. Pikërisht, kjo ishte ajo, që tek ne duhet të fillojë të shërbejë si një kambanë. Ju mbani mend para 3 viteve problemin e Maturës Shtetërore me gjuhën, kur u dha një problem me gjuhën, për të cilën kërkohej aftësi zgjidhëse, dhe kjo është arsye, pse mund të shpjegohen këto rezultate”, tha specialistja e Arsimit, Irida Sina.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026