1500 policë për protestën e opozitës, Rrumbullaku takim me shefat e komisariateve

9 Shkurt 2023 | 15:44

Mbi 1500 efektivë policie do të jenë në terren të shtunën e 11 shkurtit për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga Partitë e opozitës.

Në ndihmë të efektivëve të policisë, do të vihen edhe efektivë të forcave speciale RENEA si Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të menaxhuar turmën e protestueseve në rast të një skenari të dhunshëm.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije gjithashtu se të mërkurën pasdite, drejtori i policisë Muhamet Rrubullaku ka thirrur në takim të gjithë shefat e komisariateve të Tiranës në prani të drejtuesve të departamenteve për të diskuar planin e masave për tubimin e së shtunës.

Ashtu si edhe protestat e kaluara, policia do të vendosë disa pika kontrolli në hyrjet dhe daljet e kryeqytetit. Akset që të çojnë drejt bulevardit dëshmorët e kombit do të bllokohen që mëngjesin e së shtunës, ndërsa efektivët e policisë do të kalojnë në gatishmëri që të premten pasdite.

Pjesa ballore e kryeministrisë pritet të fortifikohet me dyer hekuri bashkë me dritaret, pasi ashtu siç është njoftuar edhe nga partia Demokratike zhvillimi i protestës do të përqendrohet pikërisht poshtë zyrës së kryeministrit.

Kjo është protesta e katërt e thirrur nga kryedemokrati Berisha që pas rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike. 3 të parat kanë qenë me karakter paqësor, ndërsa për protestën e së shtunës e cila do të nisë në orën 12:00, nuk ka ende detaje nga opozita për mënyrën e organizimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026