“Berisha do viktima”- Burimi dhe Meçe përplasen për protestën e 11 shkurtit
Deklarata e analistit Genc Burimi, se Berishës i intereson të ketë viktima në protestën e 11 shkurtit, shkaktoi debate në studion e EuroneWs Albania.
Analisti tjetër në studio Arben Meçe, e cilësoi deklaratën si ekzistencën e një skenari të Berishës për të prodhuar viktima. Ai tha se protestat janë legjitime deri në momentin që nuk e kalojnë kufirin.
“Në momentin që qëllimi i kësaj proteste është që të prodhojë viktima këtu fillon debati. Me ç’po shoh barazimi me 21 janarin tregon që kjo protestë po bëhet për viktimën. Kjo protestë ka synim të prodhojë viktima dhe ja ku i ke personat që marrin direktiva dhe e hapin dhe i thonë qytetarëve që do të arrijmë deri aty sa dhe gjak do derdhim, kjo është jo demokratike.
Akuzoj këdo që del me këtë tezë, që krahëson 21 janarin me këtë protestë”, tha Meçe.
Në përgjigje të tij Burimi tha se ai u keqkuptua dhe nuk ka dijeni për një skenar të Berishës, por bëri një analizë se çfarë mund t’i shkonte në favor ish-kryeministrit.
“Thashë që ky manifestim që nuk do prodhojë gjë të madhe ose do të jetë si të kaluarat. Nëse ky manifestim do të prodhojë viktima atëherë kalon në një stad të ri. Ky nuk është skenari i Berishës”, tha ai.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë