Paralajmërimi i Berishës: Do ketë protesta të vazhdueshme para dhe pas 11 shkurtit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar se do të ketë protesta të vazhdueshme para datës 11 shkurt, kur do të mbahet edhe protesta kombëtare e opozitës, por edhe pas saj.
Gjatë fjalës së tij nga selia blu, pas mbledhjes me kryetarët e degëve në të gjithë vendin, Berisha u shpreh se PD-ja do të ketë qëndresë në parlament.
“Ne kemi nisur betejën në parlament, kemi thirrur protestën në datën 11 shkurt dhe hymë në një fazë përfundimtare të largimit të Edi Ramës nga pushteti. Ne do të gërshetojmë dhe kombinojmë të gjitha format e përpjekjeve në këtë betejë. Revoltat në sheshe, rrugë, institucione dhe kudo. Qëndresa në parlament, hetimi parlamentar. Koha thërret popullin opozitar të gjendet në orën e tij. Ora më e rëndësishme në misionin tonë. Ndërkohë ne nuk shmangim, përkundrazi bashkërendojmë çdo përpjekje për 14 majin si një ditë fitoreje për kandidatët tanë të lirisë. Në pamje të parë është komplekse, por misioni kërkon të gjitha këto.
Misioni kërkon që ne të bëjmë të gjitha përpjekjet për një sukses të vërtetë të PD-së me 14 maj, për largimin e Edi Ramës dhe rikthimin e votës së lirë shqiptarëve. Pra, detyrë jo e lehtë, por absolutisht e realizueshme. Jam i bindur se në këtë mision, PD do të fitojë, opozita shqiptare do të fitojë. Koha është krej tjetër, koha ka ndryshuar, në kuptimin që jo vetëm protesta e planifikuar që duhet të ketë përgjigjen më maksimale, me datën 11 shkurt duhet të mobilizohet çdo demokrat e demokrate. Duhet të mobilizohet si asnjëherë më parë, për protestën në Tiranë. Tirana gjithashtu duhet të derdhet e tëra në shesh, Shqipëria duhet të vërshojë drejt Tiranës. Por ne jemi në revoltë, jemi në protestë, ky është revolucion”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
- Berisha akuza Ramës: Nga 2017 e deri më sot, ka punuar kundër PD-së
- Vasili: Tensioni në Kuvend i mbartur nga seanca e kaluar, falsifikuan procesverbalet
- Fotoja e sekretarit në PD me ish-zyrtarin e FBI-së, Koka: Propagandë e Ramës
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë