Berisha akuza Ramës: Nga 2017 e deri më sot, ka punuar kundër PD-së

2 Shkurt 2023 | 17:34

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ky i fundit, që prej vitit 2017, ka punuar kundër kësaj force politike për ta shkatërruar atë.

Gjatë fjalës së tij nga selia blu, pas mbledhjes me kryetarët e degëve në të gjithë vendin, Berisha u shpreh se Rama ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së, Charles Mcgonigal, të cilën e konsideroi një akt të turpshëm për vendin.

“Mblidhemi sot në një moment shumë të veçantë, në një moment kur para të gjithë shqiptarëve është bërë përfundimisht e qartë, se Edi Rama të cilin ne me të drejtë, me fakte dhe argumente e kemi shpallur prej kohësh një armik të lirisë, armik të votës, armik të qenies sonë, faktohet se nga viti 2017 e deri më sot, ky demon pushteti, njeri pa asnjë princip, pa asnjë vlerë morale, pa asnjë normë, standard, ka punuar fshehtas dhe haptas, për shkatërrimin e PD-së, në Shqipëri.

Ka mobilizuar fonde, ka blerë dhe korruptuar për faqen e zezë të tij dhe atyre, individë ndër më të fuqishmit mbi tokë, në fushën e sigurisë, siç është rasti i shefit të kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal. Ky akt i turpshëm, ky akt armiqësor ndaj vendit të madh të lirisë, vendit që udhëheq NATO-n dhe është përgjegjës për sigurinë e botës së lirë, del jashtë çdo lloj imagjinimi, që të bëhet nga një fuqi tjetër, përveç se armiqve të SHBA dhe NATO-s. E vërteta është se, midis rekrutimit me korrupsion që Edi Rama i ka McGonigal, përdorimit të tij kundër opozitës, vendosjes së monizmit në Shqipëri, investimeve të mëdha të Deripaskës në Tiranë, ka një lidhje të pazgjidhshme”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026