16 vjet punë për 1 banesë, Shqipëria e treta në Europë për çmimet më të shtrenjta

8 Shkurt 2023 | 16:38

Një familjeje shqiptare i duhen 16 vite për të blerë një apartament në Tiranë. Kjo e bën kryeqytetin tonë të tretin për çmimet më të shtrenjta të banesave, pas Moskës dhe Beogradit, ku familjet atje duhet të punojnë për 16 vjet e 3 muaj.

Të dhënat e përditësuara nga agjencia Numbeo, marrin për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie për 20 vjet.

Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më të lehtë e kanë familjet për të blerë një shtëpi.

Në raport me vendet e rajonit shteti më i lirë rezulton Mali i Zi. Në vitin 2022, Shqipëria renditej e pesta në këtë indeks, por rritja e shpejtë e çmimeve ndryshoi renditjen.

Çmimet e apartamenteve në kryeqytet për vitin 2022 sipas agjencive imobiliare në vijën e verdhë të ndërtimit u shitën mbi 1,000 euro për metër katror.

Çmimet në disa zona të kryeqytetit pësuan rritje të fortë, ku një metër katror arriti deri në 3500 euro në ish-Bllokut. Në zonë Komunës së Parisit çmimet maksimale arritën 2,300 euro nga 1,700 -1,800 euro që ishin më parë. Ndërkohë, fresku mbetet zona më e lirë me çmim maksimal të apartamenteve 700 euro për metër katror.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026