17 ditë protesta, numri i të vdekurve në Iran shkon në 2,571

14 Janar 2026 | 08:18

Grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA, tha të hënën se numri i të vdekurve nga protestat në Iran ka arritur në 2,571. 

Grupi tha se deri më tani kishte konfirmuar vdekjen e 2,403 protestuesve, 147 figurave të lidhura me qeverinë, 12 personave nën moshën 18 vjeç dhe nëntë civilëve që nuk ishin midis protestuesve.

Një zyrtar iranian tha të martën se rreth 2,000 persona ishin vrarë – hera e parë që autoritetet kanë dhënë një numër total të të vdekurve që nga shtypja e protestave që kanë shpërthyer në të gjithë vendin për më shumë se dy javë.

Demonstrata në të gjithë vendin

Protestat thuhet se janë përhapur në rreth 180 qytete dhe qyteza dhe 31 provinca në Iran. Fillimisht të nxitura nga rënia e monedhës kombëtare dhe kostoja marramendëse e jetesës, ato shpejt u shndërruan në protesta të hapura politike.

Analistët thonë se ato janë një nga sfidat më serioze me të cilat është përballur regjimi teokratik që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Situata u përshkallëzua në mënyrë dramatike të enjten e kaluar, kur autoritetet iu përgjigjën protestave me forcë vdekjeprurëse. Shtypja është shoqëruar me një ndërprerje pothuajse të plotë të internetit dhe telekomunikacionit, duke e bërë të vështirë verifikimin e pavarur të ngjarjeve.

Një organizatë tjetër, Iran Human Rights me seli në Norvegji, tha se kishte konfirmuar vdekjen e të paktën 734 protestuesve.

Një protestues 26-vjeçar iranian, Erfan Soltani pritet të ekzekutohet sot për pjesëmarrjen e tij në protestat antiqeveritare që po trondisin Iranin ndërsa Donald Trump u bën thirrje hapur qytetarëve të “vazhdojnë të protestojnë” dhe premton se “ndihma është në rrugë e sipër”, duke provokuar një reagim të fortë diplomatik nga Teherani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)

Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë vijon të rritet nga dita në ditë. Mes tragjedisë, megjithatë, nuk kanë munguar...
14:58 | 28/06/2026

Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona

Njëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni në qytetin Tomblaine, në verilindje të Francës. Sipas prefekturës lokale, avioni i përkiste...
14:45 | 28/06/2026

Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë

Rusia pretendoi të dielën se forcat e saj kanë pushtuar dy vendbanime në Ukrainën juglindore dhe kanë shkatërruar dy avionë luftarakë ukrainas MiG-29 gjatë 24...
13:02 | 28/06/2026