17 humbje jete dhe 631 raste të reja me COVID-19 në 24 orë
Në 24 orët e fundit janë kryer 3035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 631 qytetarë. Ndërsa 17 pacientë 22-89 vjeç kanë humbur jetën në spitalet covid.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 649 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.
Që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri ka pasur 1986 viktima ndërsa numri i rasteve të infektuara i ka kaluar 114 mijë persona.
Nga këta mbi 35 mijë raste mbeten ende aktive kurse 77 mijë persona janë shëruar. Pjesa më e madhe e rasteve pozitive janë në Tiranë, pasi bëhet fjalë për mbi 23 mijë raste vetëm në këtë qark.
Statistika (10 Mars 2021)
Testime totale 498,076
Raste pozitive 114,840
Raste të shëruara 77,498
Raste Aktive 35,356
Humbje jete 1,986
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23508
Fier 2542
Vlorë 1676
Durrës 1661
Shkodër 1325
Gjirokastër 1258
Korçë 861
Elbasan 672
Lezhë 705
Berat 491
Dibër 338
Kukës 319
Lexoni gjithashtu:
Solli në jetë fëmijën ndërsa ishte në intubim, 22-vjeçarja ndërron jetë nga COVID-19
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës