17 persona gjenden të vdekur në një tavernë në Afrikën e Jugut

26 Qershor 2022 | 10:13

Të paktën 17 persona raportohet se janë gjetur të vdekur në një tavernë në Afrikën e Jugut.

Shërbimet e urgjencës u thirrën në orët e para të së dielës në tavernën ‘Enyobeni’ në Scenery Park, në skaj të Londrës Lindore, provincën e Kepit Lindor, sipas faqes së lajmeve Daily Dispatch.

Zëdhënësi i policisë së Kepit Lindor, Tembinkosi Kinana, tha për kanalin e lajmeve në Afrikë të Newzroom në vend se mes të vdekurve ishin të rinj të moshës 18 dhe 20 vjeç.

“Këtë raport e kemi marrë në orët e para të së dielës. Rrethanat e ngjarjes janë nën hetim në momentin që flasim. Ne nuk duam të bëjmë asnjë spekulim në këtë fazë. Hetimi ynë është duke vazhduar”, mësohet të jetë shprehur zyrtari i policisë.

Ai më vonë konfirmoi për Reuters se “rrethanat në të cilat ata vdiqën janë nën hetim”, duke shtuar se ishte shumë herët për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Gazetarët e Daily Dispatch, sipas të cilëve se numri i të vdekurve mund të jetë deri në 22, thonë se dyshohet se viktimat mund të jenë helmuar ose kanë humbur jetën gjatë një sherri masiv.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026