1700 familje në qarkun Korçë pa energji elektrike pas stuhisë

20 Nëntor 2025 | 09:55

1700 familje në qarkun e Korçës kanë mbetur pa energji elektrike pas stuhisë që përfshiu zonën gjatë 48 orëve të fundit.

Më e rëndë situata paraqitet në Bilisht, ku pas defekteve në nënstacionin e këtij qyteti kanë ngelur 1444 familje janë pa energji elektrike

208 familje të tjera janë pa energji elektrike në fshatrat Protopapë, Peshtan, Mazrekë e Pulahe pas defektit në nënstacionin e Rehovës

Gjithashtu, 50 familje janë pa energji në fshatrat Panarit, Ballabanovë, Treske e Grabockë per shkak të defektit të fidrit numër 6.

6 grupe pune nga OSSHE Korçë janë në terren duke punuar për normalizimin e situatës por terreni i thyer malor dhe gjatësia e linjave e bën të vështirë situatën e krijuar

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026