18 vite shtet, Osmani: Sakrifica për të arritur deri këtu ka qenë shekullore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ka uruar qytetarët teksa theksoi se ky shteti i ri hyn në moshë të pjekur.
Ajo shtoi se sakrifica e popullit të Kosovës për të arritur deri këtu ka qenë shekullore. Presidentja gjithashtu shprehu respektin për sakrificat e dëshmorëve. Ky urim i Osmanit erdhi gjatë homazheve të zhvilluara me kryeministrin Albin Kurti në Monumentin e të Pagjeturve në Sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
“Ju uroj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për 18 vjetorin e pavarësisë së shtetit. Është një ditë ku të gjithë bëhemi bashkë për të festuar këtë përvjetor të shtetit tonë të ri, që po hyn në moshë të pjekur.
Sakrifica për të arritur deri këtu ka qenë shekullore, në fakt kanë qenë breza të tërë që kanë dhënë gjithçka që sot ne ta gëzojmë shtetin e Kosovës. Shprehim respektin më të thellë për rrugën, kontributin dhe vizionin e presidentin historik Ibrahim Rugova, për sakrificën e familjes Jashari në krye me komandantin Adem Jashari dhe për mijëra dëshmor, heronj të UÇK-së, për të gjithë ata që dhanë jetën dhe bën sakrificë në mënyrë që ne sot ta gëzojmë shtetit tonë”, tha presidentja Osmani.
Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese
Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje
Arrestimi i serbëve në Gazimestan, reagon Lista Serbe: Dëshmi e represionit të regjimit në Prishtinë
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)
- 21:17 Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit