“18-vjetori i Pavarësisë, dasmë pa dhëndër”, Zeka kritika qeverive Kurti dhe Rama
Analisti dhe gazetari Milaim Zeka, duke folur live në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shprehu shqetësimin e tij të thellë për atë që ai e quajti mosveprimin të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë ndaj komandantëve të akuzuar të UÇK-së. Ai e përshkroi ditën e 18-vjetorit të Pavarësisë si një “dasmë pa dhëndër”, duke theksuar se ata që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës sot janë të burgosur dhe të lënë pa mbështetje adekuate.
Zeka kritikoi liderët kosovarë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duke thënë se kanë heshtur prej pesë vitesh ndaj figurave kryesore të luftës, si dhe qeverinë e Edi Ramës për mosorganizimin e grupeve të juristëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të ndihmuar të akuzuarit në Hagë.
Zeka shtoi se familjarët e të akuzuarve janë lënë të vetmuar, ndërkohë që detyra e shtetit për t’i mbrojtur ata nuk është përmbushur, duke e konsideruar këtë një “turp kombëtar”.
“Për 5 vjet Osmani dhe Kurti nuk thanë asnjë fjalë për Thaçin. Dasëm pa dhëndër. Ne, ata dhë duart e lirisë sot i kemi të burgosur dhe ishim një dasëm domethënë pa njerëzit kryesorë që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës. Dëshiroj të them që në fillim se për dallim prej shumicës së kolegëve të mi analistë e opinionistë, unë personalisht kam pas në të kaluarën, kam sonte dhe do të kem nesër kritika të ashpra drejtuar qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Shqipërisë që qeveria e Kosovës nuk ka bërë asgjë për pesë vite për të ndihmuar njerëzit e akuzuar padrejtësisht. Sot dëgjuam kryeministrin në një bisedë të tij me Hashim Thaçin që thoshte: ‘kaq pata mundësi të bëja’. Ndërsa Vjosa Osmani për pesë vite, edhe në fjalimet e saj në përvjetorin e pavarësisë bashkë me Albin Kurtin, kurrë nuk e kanë përmendur emrin e Hashim Thaçit. Ndërsa qeveria e Edi Ramës nuk arriti të formojë një grup të juristëve të famshëm kombëtarë dhe ndërkombëtarë që të ndihmonin procesin e Hagës, që të demantonin të gjitha ato fabrikimet, të gjitha ato prova të rrejshme dhe kështu do të ndihmoheshin të akuzuarit në hak. Ndihmë juridike, ndihmë përmes grumbullimit të fondeve për të paguar avokatët e tyre, gjë që s’ka ndodhur as andej as këndej. Jo vetëm që nuk po i paguan, po madje i kanë tallë dhe i kanë nxjerrë publikisht gjasme se sa para janë dhënë për avokatë – gjysma nuk janë paguar fare, një pjesë e madhe e avokatëve janë tërhequr nga mbrojtja. Është turp kombëtar që njerëzit që kanë dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës të trajtohen në këtë mënyrë, ndërkohë që qeveritë heshtin dhe nuk bëjnë asgjë për ta ndihmuar”, tha Zeka.
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve