1803 maturantë në qarkun e Korçës zhvilluan provimin e parë të Maturës Shtetërore

2 Qershor 2026 | 14:15

Maturantët e qarkut të Korçës i janë nënshtruar këtë të martë provimit të parë të Maturës Shtetërore, atij të gjuhës së huaj.

Në total kanë qenë 1803 maturantë nga të gjitha gjimnazet e qarkut që morën pjesë në këtë provim, i cili nisi në orën 10:00 dhe zgjati 2 orë e 30 minuta.

Sipas burimeve zyrtare, procesi u zhvillua në 12 qendra provimi të shpërndara në të gjithë qarkun e Korçës dhe u administrua nga rreth 150 administratorë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tij.

Pas përfundimit të testit, një pjesë e maturantëve u shprehën se provimi ishte i përballueshëm dhe se temat e përfshira në test nuk paraqitën vështirësi të mëdha.

Këtë vit vihet re një rënie e lehtë e numrit të maturantëve që i janë nënshtruar provimeve të Maturës Shtetërore. Ndërsa këtë vit morën pjesë 1803 nxënës, një vit më parë numri i maturantëve ishte 1838.

Provimet e Maturës Shtetërore do të vijojnë më 9 qershor me testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 16 qershor me provimin e Matematikës, ndërsa do të përmbyllen më 23 qershor me provimin e lëndëve me zgjedhje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari me minë me telekomandë (EMRI)

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Vaun e Dejës, duke arrestuar një 38-vjeçar që transportonte një minë me telekomandë, ndërsa...
14:41 | 05/07/2026

Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

Një person është plagosur këtë të diel në lagjen nr. 1 të Korçës, pas një konflikti të ndodhur mes dy shtetasve. Sipas informacioneve paraprake, njëri...
13:41 | 05/07/2026

19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 19-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në...
13:28 | 05/07/2026