Berisha: Open Balkan ishte projekt anti-shqiptar, e mbështeste vetëm Soros e Lavrov

3 Korrik 2023 | 10:27

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi gjatë mbledhjes me grupin parlamentar të Rithemelimit, deklaratat e kryeministrit Rama për t’u tërhequr nga Open Balkan.

Berisha në fjalën e tij theksoi se ishte Ballkani i Hapur ai i cili pengoi rezolutën e propozuar prej PD-së për të dënuar gjendocidin serb në Kosovë.

Sipas tij mbështetësit e vetëm të nismës Open Balkan ishin ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe Aleks Soros.

“Së dyti, rezoluta e genocidit ciklik serb në Kosovë. Edi Rama e bllokon këtë rezolutë prej një viti, dhe në mënyrë antiligjore, antikushtetuese ajo nuk vjen në parlament.

Rezolutën e genocidit ciklik serb, Edi Rama e bllokoi si një argat i Vuçiçit, i cili në një akt armiqësor ndaj Kosovës, dhe ndaj kombit shqiptar e bllokoi këtë rezolutë në kuadër të Ballkanit të Hapur, apo mini Shengenit të Novisadit.

Ju jeni dëshmitarë, sesi nga tetori i vitit 2019, katër vite me radhë, Edi Rama u bë zelltar kryesor i projektit antishqiptar dhe antieuropian të Aleksandër Vuçiç, projektit të vendosjes së hegjemonisë serbe në rajon, të krijimit, siç do të thoshte vet Vuçiç, të Jugosllavisë së re plus Shqipërinë.

Në këtë kontekst filloi dhe të shëtisë si fantazmë përçarëse në Ballkan, një aleancë e re Beograd-Tiranë-Shkup. Aleksandër Vuçiç me dy vasalët e tij, aleancë që krijoi përçarje të madhe në rajon, aleancë që kishte si qëllim kryesor gllabërimin e Kosovës, ndaj edhe në hartën e parë që prodhuan ata fshinë si Kosovën si shtet të pavarur dhe e paraqitën si një territor tërësisht të integruar tërësisht në territorin e Serbisë.

Edi Rama kalonte nga samiti në samit, duke iu dhënë mend europianëve se kjo është nismë shumë më e vlefshme se, sesa procesi i Berlinit pothuaj gjysmë gjallë, gjysmë i vdekur. Dhe liderve të BE u thoshte se: ju nuk arrini të kuptoni. I paraqiste moskuptues, etj.

Dy persona mbështesnin fuqishëm këtë projekt. Ky ishte Sergej Lavrov, i cili nismën e Berlinit e quante Ballkani i Mbyllur i Brukselit, edhe pse përfshinte të gjashtë shtetet, bazohej në Ballkanin e shtetevë sovrane dhe të barabarta, dhe jo nga Ballkani i domunuar nga hegjenomizmi serb dhe rus.

I dyti ishte, Alexis Soros, kumbari i këtij projekti i cili u emërtua me titullin e një artikulli që kishte shkruar i ati në vitin 1991. Ballkani i Hapur bllokoi rezolutën e genocidit serb për Kosovën”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026