Enriko Papa fiton kupën e Rumanisë, mesfushori që i duhet Sylvinhos

26 Maj 2023 | 13:00

Ditën e shtunë trajneri Sylvinho publikon listën e lojtarëve të thirrur për dy përballjet e muajt qershor ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Një emër i cili duhet testuar patjetër është dhe ai i mesfushorit Enriko Papa, i cili së fundmi fitoi kupën me skuadrën e Sepsi Sf Georghe në Rumani.

I kontaktuar nga Euronews Albania, Papa ka pohuar se është gati për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare, ndërsa është në pritje të një ftese nga Sylvinho.

“ Jam në formë shumë të mirë, e ndjej veten gati për kombëtaren shqiptare dhe jam i gatshëm për të dhënë kontributin tim. Sapo fitova kupën me skuadrën time Sepsi në Rumani, ndërsa Rizespor kërkon që të rikthehem në kampionatin turk në sezonin e ri”,-tha mesfushori Enriko Papa.

Papa është një lojtar që ka shkëlqyer në kampionatin rumun edhe në kohën kur luante me Botostanin, duke u kthyer në një nga lojtarët kyç, teksa mbante shiritin e kapitenit. Më pas u transferua tek Rizespor. Përgjatë tërmetit të Turqisë u huazua tek Sepsi, por duket se mesfushori shqiptar është i ‘apasionuar’ pas trofeve.

Në një pikë ku kombëtarja shqiptare ka nevojë për lojtarë inteligjentë, Papa është një nga ata të cilët i duhet Sylvinhos në ndeshjet e qershorit, për t’i shërbyer repartit ofensiv.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026