Kush e spiunoi Gylenin tek Erdogan? Osmani tregon si u kthyen në armiq të betuar!
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani tregoi në emisionin Review në Euronews Albania si lindi përplasja mes Fetullah Gyleni dhe Erdogan që i bëri armiq të betuar.
Osmani tha se ishte Hakan Fidan, ministri aktual i jashtëm i Turqisë, dikur kreu i shërbimit sekret turk, që informoi Erdogan se grupi i Gylenit, me të cilët deri në 2007 Erdogan ishte bashkë, po i përgatisnin grusht shteti.
“Në vitin 2002 në botë kishte nevojë për një model mysliman që bashkëjetonte me perëndimin pas 11 shtatorit, u shfaq modeli Erdogan. Ai ishte në aleancë me hoxhën Gylen, me një ndikim shumë të madh asokohe në Turqi. Në këtë vit nisi ndikimi i gylenizmit në komunitetin mysliman shqiptar. Në këtë kohë Erdogan dhe Gylen ishin bashkë. Erdogan fitoi markën e një islami paqësor nga Uashingtoni. Në 2007 nisën përplasjet brenda Turqisë dhe Hakan Fidan, që është ish-shefi i shërbimeve sekrete, sot ministër i jashtëm i Turqisë, raporton Erdogan se grupi i Gylenit është duke të të përgjuar, po të përgatit grusht shteti. Sepse ky grup ishte i infiltruar në institucionet e drejtësisë, në ushtri etj., dhe Erdogan u njoftua se janë grup puçistësh. Grupi funksionin me logjikë të llozhave masonike, pra nuk lë gjurmë. Përçahet Erdogan dhe Gylen se ndodh grushti i shtetit në Turqi. Këtu duhet të bëjmë një pyteje të rëndësishme, Turqia shteti i dytë më i fuqishëm ushtarak në NATO pretendon se ky grup është i implikuar në grusht shteti. Duke qenë se nuk e vërtetojmë dot këtë, na duhet ose të besojmë shtetin turk me të cilin kemi marrëdhënies strategjike dhe të pretendojmë se këta janë terroristë, ose duhet t’i themi institucioneve zyrtare turke se nuk e pranojmë versionin e tyre se gylenistët janë të përfshirë në grusht shteti”, tha Osmani.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 17:17 Zbulohet kandidati përballë Flamur Nokës si Sekretar i Përgjitshëm për PD-në, Samir Korreshi pjesë e garës
- 17:12 Starmer ndërpret rrugëtimin si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar: Ky është fundi i udhëtimit tim politik
- 17:11 Meloni merr goditje tjetër pas referendumit, rrëzohet propozimi i saj për Reformën Zgjedhore
- 17:09 Përmbyset një varkë pranë Alcatrazit, një viktimë dhe tre të zhdukur
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë