English

Kush nga partitë është pëlqyer nga qytetarët?

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mendimi pozitiv/negativ për Partinë Socialiste

- Advertisement -

52.7% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv për PS, 44.4% kanë mendim negative, 2.9% e qytetarëve nuk kanë shprehur asnjë mendim për PS.

Mendimi pozitiv për PS nga muaji shkurt që ka qenë 47%, në mars është rritur duke shkuar në shifrat e 59.5%, ka pësuar një ulje në muajin prill me 52.6% ndërsa është rritur në muajin maj duke shkuar në shifrat e 52.7%.

Mendimi negative për PS nga 50.7% që ishte në muajin shkurt, është ulur në 37.2% në muajin mars, është rritur përsëri në 44.3% në muajin prill ndërsa është pothuajse në të njëjtat shifra edhe në muajin maj, me 44.4%.

Mendimi pozitiv për Partinë Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha

Në muajin maj mendimi pozitiv është 27.7%. 66.2% e kryeqytetasve kanë mendim negative për PD e drejtuar nga Berisha, 6.1% e tyre nuk kanë shprehur asnjë mendim.

Në 4 muajt e fundit mendimi pozitiv për PD e drejtuar nga Sali Berisha, nga 27% që ishte në muajin Shkurt, ka shkuar në 29.2% në muajin mars, është rritur në 32% në muajin Prill, dhe ka pësuar rënie duke shkuar në shifrat e 27.7% në muajin maj.

Mendimi negativ nga 70.4% që ishte në muajin shkurt, ka pësuar rënie duke shkuar në shifrat e 67.5% në muajin mars, ka pësuar përsëri rënie me 61.2% në muajin prill, dhe është rritur në muajin maj me 66.2%.

Mendimi pozitv/negativ për Partinë Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

12.4% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv, 81.5% e tyre kanë mendim negative, dhe 6.1% nuk kanë shprehur asnjë mendim për të.

Në 4 muajt e fundit mendimi pozitiv për Enkelejd Alibeajn ka ndryshuar nga 19.2% që ishte në muajin shkurt, ka pësuar një rritje në muajin mars duke shkuar 24.1%, dhe është ulur duke shkuar në shifrat 16.2% në muajin Prill, po ashtu ka pësuar përsëri ulje në muajin maj duke shkuar në shifrat 12.4%.

Mendimi negativ për PD e Alibeaj, nga muaji Shkurt që ishte 77%, është ulur në mars në 72.4%, është rritur në Prill me 77.3% dhe në muajin maj ka pësuar rritje duke shkuar në shifrat 81.5%.

Mendimi pozitiv për Partinë e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta.

7.8% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv për PL, 84.7% kanë mendim negativ, 7.5% e tyre nuk kanë shprehur asnjë mendim. Mendimi pozitiv për PL në muajin shkurt ishte 9%, në muajin mars ka shkuar 12%, ka pësuar rritje në muajin prill duke shkuar në shifrat 16.3% ndërsa ka zbritur përsëri në shifrat 7.8% në muajin maj.

Sa i përket mendimit negative për Partinë e Lirisë, nga 86.4% që ishte në muajin Shkurt, ka shkuar 80.4% në muajin mars, ka pësuar rënie në muajin prill duke shkuar në shifrat 75.1% ndërsa është rritur përsëri në muajin maj duke shkuar në shifrat e 84.7%.

Mendimi pozitiv për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, është 18.2%. mendimi negative është 69.1% ndërsa kryeqytetasit që nuk kanë shprehur asnjë mendim janë 12.7%.

Barometri final në Euronews Albania ka pyetur kryeqytetasit sa i përket pëlqyeshmërisë për liderët e partive që marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit. Sipas sondazhit me të dhënat finale, kryeqytetasit janë përgjigjur:

Edi Rama- 52.8% kanë mendim Pozitiv, 44.5% e kryeqytetasve kanë mendim negativ ndërsa 2.7% nuk kanë asnjë mendim për liderin e PS.

Sali Berisha- 27.7% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv, 66.6% kanë mendim negativ dhe 5.7% e kryeqytetasve nuk kanë asnjë mendim për liderin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ilir Meta – 10.4% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv, 81.5% kanë mendim negative dhe 8.1 % nuk kanë asnjë mendim për kreun e PL.

Enkelejd Alibeaj – 15.9% e kryeqytetasve kanë mendim pozitiv, 72.1% kanë mendim negativ dhe 12% nuk kanë asnjë mendim për kryetarin në detyrë të PD.

Barometri final ka pyetur qytetarët se cilën parti do të votojnë sa i përket Këshillit Bashkiak. 44.9% janë shprehur se do të votojnë Partinë Socialiste, 18.6% do të votojnë koalicionin “Bashkë Fitojmë”, 6.4% do të votojnë PD e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, 1.2% “Nisma Thurje”, 1.1% e tyre do të votojnë Lëvizjen Bashkë të Arlind Qorit, 0.1% do të votojnë PDIU, 0.2% do të votojnë një parti tjetër, 7.1% e qytetarëve nuk do të votojnë, 19.2% janë të pavendosur për t’i votuar, ndërsa 1.2% janë shprehur se nuk e dinë kë do votojnë.

Prirja e votës për anëtarët e Këshillit Bashkiak në 2 muajt e fundit ka ndryshuar kështu:

PS nga 43.9% në muajin prill, në maj është 44.9%.

Koalicioni Bashkë Fitojmë, nga 22.7% që ishte në muajin Prill, është 18.6% në muajin maj.

PD e kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, nga 6.2% në muajin Prill është 6.4% në muajin maj.

Nisma Thurje, nga 0% në muajin Prill është bërë 1.2% në muajin maj.

Lëvizja Bashkë, nga 1% në muajin Prill është bërë 1.1% në muajin maj.

PDIU nga 0.2% që ishte në muajin Prill, është bërë 0.1% në muajin maj.

Kryeqytetasit që nuk do të votojnë janë rritur nga 6.4% që ishin në muajin prill, kanë shkuar në shifrat e 7.1% në muajin Maj.

Numri i atyre që janë shprehur se ende nuk kanë vendosur se kë do votojnë për Këshillat Bashkiake është rritur. Nga 16.5% që ishte në muajin Prill ka shkuar në shifrat 19.2%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×