Marko Kepi, shqiptari i parë që kandidon për senatin e shtetit të New York
Shqiptaro-amerikani Marko Kepi, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku zbuloi se ai do të garojë në zgjedhjet e ardhshme për të zënë një vend në senatin e shtetit të New York-ut.
Kepi tha se beson që shqiptarët do ta votojnë për të bërë të mundur që zëri i tyre të dëgjohet në politikën amerikane.
Ai shtoi se nëse komuniteti shqiptar ka një përfaqësues në senatin e New Yorkut, atëherë mund të marrin fonde për aktivitet shqiptare dhe ngritjen e qendrave komunitare në mënyrë që të mos asimilohen.
“Patjetër shqiptarët do më mbështesin. Herën e fundit që kemi regjistruar shqiptarët për të votuar brenda Partisë Republikane, 90% e tyre ishin demokratë, por e ndërruan partinë vetëm që të votonin një shqiptar. Nëse nuk ka primare, zgjedhjet në seantin e New York-ut do të mbahen në të njëjtën kohë me zgjedhjet presidenciale. Zëri im do sjellë zërin që shqiptarët janë këtu. Nëse nuk e kemi një përfaqësues në politikën amerikane këtu zëre se nuk ekziston. Nëse nuk e ke një përfaqësues e ke të vështirë të marrësh fonde për aktivitetet shqiptare dhe e ke të vështirë të krijosh një qendër për komunitetin shqiptar. Kanë qenë komunitete më të mëdha se ne dhe janë asimiluar pasi nuk kanë mundur dot t’i ndërtojnë këto qendrat”, tha Kepi.
LEXONI GJITHASHTU:
Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet
Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta
Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri
- 10:56 Trump dha licencimin, zbulohet se raketat Patriot mund të prodhohen jashtë Ukrainës: Synohet të shmangen sulmet ruse! Ja vendi që diskutohet
- 10:21 Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Sot është dita e së vërtetës, do zbërthej të gjitha manipulimet
- 10:16 Andy Burnham pranë drejtimit të Laburistëve, rivalët tërhiqen nga gara
- 10:08 Numri i të vdekurve nga tërmeti në Venezuelë arrin në 3,811
- 10:03 Gjykata e Lartë e Koresë së Jugut dënon ish-presidentin e vendit me shtatë vjet burg
- 09:55 Seanca ndaj Ilir Metës, paraqitet në GJKKO avokati Bujar Musta