FOTO| Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për shqiptarin e dyshuar për sulm seksual

4 Prill 2023 | 12:46

Policia e Kosovës ka publikuar foton e një të riu i cili kërkohet nga organet ligjzbatuese për sulm sekseual, të kryer në bashkëpunim.

Blutë e Kosovës kërkojnë ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e të riut.

Në deklaratën e policisë për media nuk jepen detaje në lidhje me sulmin seksual të ndodhur, ku është përfshirë personi në fjalë.

“Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të nenit 77, paragrafit 2, të KKP-së, lidhur me zbatimin e nenit 71, pika 3.1, 3.12, si dhe në përputhje me nenin 8, të KEDNj-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale;

‘Sulm Seksual’ në bashkëpunim, konform nenit 229 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026