2/3 e PPP-ve ‘në terr’, Ministria e Financave s’monitoron zbatimin e 163 kontratave

5 Nëntor 2022 | 17:27

Pothuajse dy të tretat e kontratave koncesionare aktive të vitit të kaluar nuk janë monitoruar nga Ministria e Financave.

Të dhënat e publikuara në raportin vjetor të performancës së koncesioneve tregojnë se gjatë vitit të kaluar ishin 228 kontrata koncesionare/PPP aktive. Nga këto Ministria e Financave ka monitoruar 65 dhe për 163 të tjera nuk ka të dhëna të raportuara nga institucionet.

Ministria e Financave thotë se numri i lartë i koncesioneve, kompleksiteti i kontratave dhe fakti që për shumë kontrata nuk ka njësi zbatimi projekti vështirëson punën e saj për mbledhjen e informacionit mbi ecurinë e tyre.

Për të zgjeruar monitorimin, Ministria e Financave deklaron se është duke u kërkuar me këmbëngulje autoriteteve kontraktore që të përcjellin informacion sa më të plotë për të zbatuar detyrimin ligjor të transparencës së koncesioneve.

Te kontratat e monitoruara, infrastruktura rrugore, energjia, shëndetësia dhe mjedisi janë koncesionet me peshën më të madhe financiare.

Monitorimi dhe publikimi i raporteve vjetore të përmbledhura është detyrim ligjor i Ministrisë së Financave i vendosur që në 2019-n si reflektim i një kërkesë të përsëritur të Fondit Monetar Ndërkombëtar për më shumë transparencë për koncesionet dhe PPP-të.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026