Eksperti i ekonomisë: Të ndalen PPP-të, po rrezikohet jetesa e qytetarëve
E ardhmja e ekonomisë shqiptare nuk është e ndritur. Ky ishte konstatimi i ekspertit të ekonomisë, Dritan Shano.
“Ekonomia shqiptare është shumë e prapambetur, është shumë e vogël, ekonomia më e prapambetur në rajon,” – u shpreh ai, ndërsa theksoi se me vullnet dhe bërjen e politikave të duhura mund të ndryshojë shumë shpejtë.
Shano tha për “SOT” në Euronews Albania se aty ku është e keqja, është dhe e mira jonë. Pikërisht ekonomia e vogël mund të përmirësohet shumë shpejtë.
Sipas tij është urgjente ndalimi i PPP-ve, duke qenë se kriza ekonomike po rrezikon jetën e qytetarëve.
Marrja e borxhit prej 750 milionë eurosh, për Shanon është “monstruoze”. Ai tha se mirëmenaxhimi i financave publike është zgjidhje afatshkurtër për këtë çështje.
Ndër të tjera, Shano tha se nuk e këshillonte qeverinë të ulte taksat pasi sistemi shumë i dobët i menaxhimit nuk do e çonte efektin pozitiv të uljes së taksave deri te konsumatori, por do ndihmonte vetëm oligarkët.
Për ekspertin e ekonomisë, rritja e çmimit të energjisë elektrike lidhet me keqmenaxhimin e burimeve natyrore.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein
- 10:23 E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës