2.500 zjarrfikës kundër flakëve në Portugali, mijëra të evakuuar

31 Korrik 2025 | 16:07

Portugalia angazhoi 2.500 zjarrfikës të enjten për të luftuar 10 zjarre aktive, teksa autoritetet evakuuan 4 fshatra në Ponte da Barca dhe arrestuan një të dyshuar për zjarrvënie në 4 distrikte veriore.

Zjarri në lokalitetin Arouca, në rajonin e Aveiros, ka përfshirë ka përfshirë kontingjentin më të madh me 675 zjarrfikës në terren që prej mëngjesit të së enjtes.

Banorët u ofruan ushqime dhe ujë efektivëve të angazhuar, teksa operacionet për shuarjen e flakëve vazhduan në shumë fronte.

Ndërsa janë shuar në Arouca, flakët janë përhapur në Kastelo de Paiva dhe Sinfaes, duke i bërë më të vështira përpjekjet për vënien e situatës nën kontroll.

Zjarri në Ponte da Barca, në distriktin Viana do Kastelo, është kthyer në sfidën më të vështirë, nisur nga përmasat dhe kompleksiteti në përdorimin e burimeve të ndryshme për të shuar flakët.

Për këtë arsye, 4 fshatrat u evakuuan të enjten për motive sigurie. Në orën 6 e 30 të mëngjesit, në lokalitetin në fjalë ndodheshin 414 zjarrfikës.

Ndërkohë, në Terras de Bouro, flakët, që u përhapën në një njësi bashkiake me 7 mijë banorë, vunë në rrezik shtëpitë dhe bizneset e vogla.

Sipas autoriteteve, zjarrfikësit u përpoqën të krijonin një vijë uji për të penguar avancimin e zjarrit. Ndërkohë, zjarri në Aguiar de Soza dhe Racarei u shua tërësisht gjatë natës.

Në tërësi zjarret kanë detyruar autoritetet që të mbyllin rrugët, përfshirë segmente të autostradave dhe rrugë rajonale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit

Hetuesit gjermanë kanë kryer kërkime në të gjithë vendin, përfshirë zyrat e shoqatës së futbollit DFB, si pjesë e një hetimi mbi shkelje të dyshuara...
11:40 | 02/07/2026

Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei

Negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pritet të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khameneit, thanë të enjten ndërmjetësuesit e Katarit dhe Pakistanit. Ceremonitë...
11:26 | 02/07/2026

Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu herët të enjten në çatinë e një spitali...
11:02 | 02/07/2026