Reshjet e shiut shuajnë zjarret në vend, vetëm 2 vatra aktive

29 Korrik 2025 | 16:23

Reshjet e shiut që përfshin Shqipërinë ndihmuan në shuarjeve e pjesës më të madhe vatrave të zjarrit, të cilat kishin përfshirë vendin.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 52 vatra zjarri, ndër të cilat 2 janë ende aktive, 4 vatra janë në monitorim dhe 46 janë shuar.

2 vatrat aktive të zjarrit janë në tunelin Skërficës, bashkia Gjirokastër, ku ndërhyrja nuk mundëson futjen e trupave, për shkak të terrenit të thepisur dhe bimësisë shumë të dendur.

Në fshatin Spatharë, bashkia Skrapar, ku zjarri ka rënë në një sipërfaqe kullote. Në vendngjarje ndodhen forca nga të gjitha strukturat operacionale, që po punojnë për vënien nën kontroll të vatrës.

Në monitorim, me qëllim shmangien e riaktivizimit  janë vatrat në parkun Kombëtar të Prespës, në fshatin Dishnicë, bashkia Korçë, në fshatin Strelcë, bashkia Maliq dhe në fshatin Veliq, bashkia Tropojë.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan: 52 automjete zjarrfikëse si edhe 722 forca operacionale. Në operacionet e një dite më parë morën pjesë dhe 2 helikopterë nga Forcat e Armatosura, që operuan në dy zona.

Pavarësisht reshjeve të shiut dhe uljes së temperaturave, pritet nivel rreziku i lartë për zjarret në qarqet Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjera pritet nivel rreziku i moderuar për zjarret.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë pranë strukturave përkatëse për çdo vatër të dyshimtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026