17 zjarre aktive në vend, digjen pyje në Himarë, Vlorë, Prespë dhe Dibër
Shqipëria vazhdon të mbetet nën pushtetin e flakëve, me situatën më kritike që paraqitet në rajonet e jugut.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 34 vatra zjarri në vend, nga të cilat 17 janë ende aktive.
Zjarri në disa fshatra të bashkisë së Himarës, në Sasaj, Lukovë dhe Shën Vasil është vendosur në kontroll pas ndërhyrjes së helikopterit, dhe mbeten aktive 3 vatra të tjera.
Forca të shumta të zjarrfikësve, Policia dhe emergjencat civile prej 4 ditësh kanë qëndruar në terren për të izoluar flakët.
Ndërkohë, zjarri vijon edhe në Parkun Kombëtar të Prespës, me 150 forca të emergjencës që po punojnë për të vënë në kontroll flakët.
Në qarkun e Dibrës raportohen 4 vatra, nga të cilat më problematike mbetet ajo në Parkun Kombëtar Lurë.
Një pjesë e zjarreve kanë pasur edhe autor, të cilët janë arrestuar nga Policia. I fundit që është vënë në pranga, një 80-vjeçar nga Vau i Dejës, akuzohet se ka ndezur zjarr në varrezat e fshatit Barbullush dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme toke me shkurre.
LEXONI GJITHASHTU:
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona