Zjarret përfshijnë Greqinë, flakët vetëm 30 km larg Athinës

27 Korrik 2025 | 16:00

Greqia po përballet me pesë vatra të mëdha zjarri në mbarë vendin, ndërsa autoritetet po evakuojnë banorët në një zonë veçanërisht të prekur, rreth 30 kilometra në veri të kryeqytetit, Athinës.

Kjo situatë emergjente po ndodh në mes të një vale të fuqishme të të nxehtit, me temperatura që të dielën arritën deri në 44°C. Parashikimet tregojnë se nxehtësia ekstreme do të vazhdojë edhe gjatë fundjavës.

“Zjarrfikës janë plagosur, jetë njerëzish janë vënë në rrezik, prona janë djegur dhe sipërfaqe të mëdha pyjore janë shkatërruar,” deklaroi ministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë, Giannis Kefalogiannis.

Greqia ka kërkuar zyrtarisht ndihmë nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian për të siguruar gjashtë avionë shtesë për shuarjen e zjarreve.

Në rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina, një zjarr që shpërtheu të shtunën është përhapur me shpejtësi, duke detyruar evakuimin e disa zonave periferike. Edhe pse autoritetet raportojnë se fronti kryesor i zjarrit është vënë nën kontroll, vatra të izoluara vazhdojnë të digjen.

Mbi 200 zjarrfikës, të mbështetur nga helikopterë dhe avionë uji, po punojnë ende për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, në ishullin Evia, një tjetër zjarr ka dalë “jashtë kontrollit”, sipas zyrtarëve lokalë. Disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike pasi flakët kanë shkatërruar shtylla dhe linja transmetimi.

Deri më tani, gjashtë zjarrfikës janë dërguar në spital me djegie dhe probleme nga thithja e tymit, ndërsa 115 pjesëtarë të tjerë të shërbimit zjarrfikës vazhdojnë betejën kundër flakëve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026