NASA publikon pamjet satelitore të zjarreve në Delvinë

27 Korrik 2025 | 20:37

NASA ka publikuar në faqen e saj zyrtare pamje satelitore nga zjarret që kanë përfshirë jugun e Shqipërisë, përfshirë një vatër të madhe pranë Delvinës.

Sipas NASA-s, imazhet janë kapur më 24 korrik nga sateliti Terra, përmes instrumentit MODIS (Moderate Resolution Imaging Spectroradiometer).

Në to duken qartë zonat e përfshira nga zjarri dhe retë e dendura të tymit që përhapen në pjesë të ndryshme të vendit. Vatrat aktive shënohen me pika të kuqe, ndërsa tymi paraqitet me ngjyrë gri.

“Zjarri më i madh në momentin e imazhit ishte ai pranë Delvinës, në jug të Shqipërisë”- thuhet në publikimin e NASA-s.

Moti ekstrem dhe thatësira e tejzgjatur kanë përkeqësuar situatën në të gjithë rajonin e Ballkanit.

 Më 23 korrik, mediat raportuan për 5 vatra aktive zjarri në Maqedoni dhe 11 në Shqipëri, ndërsa temperaturat në disa vende, përfshirë edhe Serbinë, Bosnjën dhe Greqinë, shënuan vlera afër ose mbi 40°C.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026