Zjarret në jug: Përmirësim në Delvinë, rrezik për banesat në Sasaj e Shën Vasil

28 Korrik 2025 | 10:37

Situata nga zjarri në zonën e Kalasës, në Delvinë, paraqitet më e qetë në mëngjesin e kësaj të hëne, krahasuar me një ditë më parë. Forcat zjarrfikëse kanë arritur të mbajnë nën kontroll përhapjen e flakëve në këtë zonë.

Megjithatë, në disa fshatra të Himarës, konkretisht në Sasaj, Lukovë dhe Shën Vasil, zjarret vijojnë të përhapen, duke rrezikuar banesa dhe biznese lokale. Flakët ndodhen aktualisht ndodhen në kodra, por era bregdetare po ndihmon përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.

Banorët janë larguar nga banesat, në përpjekje për të shmangur rrezikun për jetën dhe pasurinë. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, por dëmet materiale janë të shumtaNdërhyrje nga ajri në mëngjesin e sotëm

Mëngjesin e kësaj të hëne ka nisur dhe ndërhyrja nga ajri.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e forcave të sigurisë, të qëndrojnë larg zonave të rrezikuara dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri të re.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026