2 aktivistet rrëfejnë dhunën në rrugë nga 30-vjeçari
Motrat Mirela Ruko dhe Albina Ruko janë dhunuar në rrugë nga 30-vjeçari Denis Talo, të cilin nuk e njihnin personalisht.
Ato rrëfejnë ngjarjen në emisionin Sot në Euronews Albania.
“Po bëja pazarin me motrën, kur u ktheva dhe e gjeta përtokë. E pyeta dhunuesin se çfarë ka që nuk shkon. Ai nuk foli asnjë fjalë dhe filloi të na gjuante me forcë të dyjave”, tha Mirela Ruko.
Janë qytetarët ata që kanë ndërhyrë për të ndaluar dhunën.
Mirela thotë se të njëjtën ditë, ndërsa dy motrat po shkonin në komisariat për të denoncuar rastin, Denisi u zuri pritë dhe i dhunoi sërish.
“Ky është më shumë rast për ndihmë, se denoncim”, thotë Albina Ruko.
Albina tha se është ndihmesë kur ngjarje të tilla bëhen publike.
“Ne denoncojmë institucionet përkatëse që nuk marrin asnjë lloj mase”, u shpreh ajo.
Për Denis Talon janë raportuar edhe raste të tjera dhune ndaj kalimtarëve në media dhe në rrjetet sociale.
Pas sulmit ndaj motrave Ruko, Denisi është arrestuar.
“Policia nuk na ka informuar se çfarë po ndodh me rastin, ne kemi shkuar vetë të informohemi”, tha Mirela.
“Unë duhet ta di nëse ai do të lihet i lirë”, shtoi ajo.
Denisi është arrestuar edhe në të shkuarën për raste dhune, por autoritetet e kanë lënë të lirë.
Dy motrat janë aktiviste, dhe thonë se këtë rast do e ndjekin deri në fund, derisa institucionet përgjegjëse të marrin masa.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve