“2 PD dhe 2 RD”, përçarja e partisë prek edhe gazetën “Rilindja Demokratike”
Sot festohet 32-vjetori i daljes në treg të gazetës së parë opozitare në Shqipëri, pas gati 45 vitesh monizëm.
“Rilindja Demokratike” doli për herë të parë në treg në 5 janar 1991 dhe për 30 vjet ka qenë organi zyrtar i Partisë Demokratike. Por ashtu si çdo gjë tjetër në këtë parti, as gazeta nuk i ka shpëtuar përçarjes.
Në fillimin e 2023-it, kemi 2 website të gazetës “Rilindja Demokratike”. Njëra është me emrin “Rilindja Demokratike” dhe tjetra me “RD news”, dhe po ashtu kanë profile të ndryshme në rrjetet sociale.
Dy RD-të janë përfaqësuese të dy grupimeve në PD, edhe pse që pas 18 marsit 2021, më tepër aktive është profili që drejtohet nga mbështetës të Sali Berishës.
Kështu, pas dy vulave, dy grupeve parlamentare, dy kryesive dhe organeve të tjera paralele, sot në 32 vjetorin e themelimit të gazetës, Partia Demokratike gjithashtu ka edhe 2 “RD”
Prej 16 muajsh Partia Demokratike është në përplasje të vazhdueshme mes dy grupimeve, atyre që e njohin Sali Berishën si kryetar dhe ata që nuk e njohin. Statusi zyrtar i partisë, vijon të mbetet pezull edhe në gjykatë, me 3 çështje ku palët kanë paditur njëra-tjetrën.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet