2 pilotët britanikë të kapur nga Rusia, kërkojnë shkëmbim me aleatin e Putinit

18 Prill 2022 | 12:53

Dy pilotët britanikë të kapur në Ukrainë nga forcat ruse janë shfaqur në një televizion rus, ku kërkojnë që në shkëmbim të lirimit të tyre, të lirohet politikani pro rus që mbahet nga autoritetet ukrainase.

Ende nuk është e qartë nëse kjo kërkesë e tyre është bërë në kushte të shtrënguara apo jo, raporton ‘Reuters’.

Aiden Aslin

Shaun Pinner dhe Aiden Aslin kanë kërkuar që kryeministri britanik, Boris Johnson t’i ndihmojë për t’u kthyer në shtëpi në shkëmbim të lirimit të Viktor Medvedchuk, i arrestuar javën e kaluar në Ukrainë.

Shaun Pinner

Shaun Pinner, 48 vjeç, ka luftuar krah marinës së Ukrainës kundër forcave ruse.

Aiden Aslin, 28 vjeç, gjithashtu iu bashkua marinës ukrainase në 2018 pasi u zhvendos për të jetuar atje bashkë me të fejuarën e tij.

Mediat britanike raportojnë se ata nuk janë mercenarë, por luftëtarë vullnetarë.

Javën e kaluar, Kremlini refuzoi ofertën e Ukrainës për të liruar aleatin e Putinin në Ukrainë në shkëmbim të lirimit të burgosurve të luftës.

Në një video të publikuar nga shërbimet e sigurisë në Ukrainë, Medvedchuk i kërkon Putinit që në këmbim të lirimit të tij të lirojë forcat e Ukrainës në qytetin e rrethuar të Mariupol.

Bashkëshortja e tij në një konferencë për mediat nga Moska, pretendon se ai është dhunuar gjatë marrjes në pyetje, raporton ‘Reuters’.

Medvedchuk, i cili akuzohet për tradhti u arrestua në shkurt, dy ditë pas pushtimit rus sipas qeverisë së Kievit.

Ai ka hyrë në politikë në vitet 1990 duke u zgjedhur më pas kryetar i Partisë Social Demokrate në Ukrainë, forcë politike pro Moskës, shkruan ‘Washington Post’.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja

Më shumë se 5,300 njerëz janë konfirmuar të kenë vdekur nga tërmetet dhe më shumë se 16,500 të tjerë janë plagosur, sipas një numri të...
10:17 | 24/07/2026

Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit

Një burrë ka vdekur në një incident pengmarrjeje në një degë banke në Regensburg, Bavari, në Gjermaninë jugore. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar pas...
10:03 | 24/07/2026

Riorganizim në qeverinë gjermane, Merz ndryshon kabinetin dhe shkarkon Ministrin e Transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz njoftoi  të premten, se Nina Warken do të marrë detyrën si drejtuese e kancelarisë së tij, pas lëvizjes së Torsten Frei...
09:41 | 24/07/2026