2 vjet nga pushtimi rus, ukrainasit mes frikës dhe optimizmit për fundin e luftës
Për ukrainasit po bëhen 2 vjet nga pushtimi i vendit të tyre nga Rusia. Sipas burimeve të OKB-së, viktimat në radhët e civilëve janë rreth 30 mijë, edhe pse ka gjasa që bilanci të jetë më i lartë.
Shkalla e vdekjeve në radhët e ushtrisë nuk dihet dhe mbahet sekret, por vlerësimet flasin nga 25 deri në 70 mijë. Çdo ditë, dikush ka diçka për të treguar.
“Një shoku im vdiq dje si pasojë e luftës. Erdha këtu për të blerë një flamur dhe për të qëndruar. Duam t’i japim fund luftës, duam liri. Miku im ishte vetëm 27 vjeç dhe u qëllua nga një snajper”, tha Ilya, banor i Kievit.
Ushtria ukrainase vlerësohet për suksesin e saj në dëbimin e trupave ruse nga gjysma e territorit të vendit. Por sipas ekspertëve, aktualisht lufta ka hyrë në ngërç. Presidenti Zelensky shkarkoi kryegjeneralin e tij në një moment kyç.
“Po, ashtu është. Është një situatë e vështirë në Avdivka të rajonit të Zaporizhës dhe praktikisht në të gjithë vijën e frontit. Ndonjëherë duhet të shohësh faktet dhe të besosh se ne do të forcojmë pozitat tona dhe do të besojmë në fitoren e Ukrainës”, tha Andriy Yarmek, shef i shtabit të Ukrainës.
Dhuna brutale e forcave ruse u bë e njohur fillimisht në lokalitete si Buça dhe Borodjanka, ku civilët u vranë në gjakftohtësi, në kuadër të avancimit të pushtuesve drejt Kievit. Tani, BE po e ndihmon Ukrainën në rindërtimin e saj.
“E keqja është se ka sulme të vazhdueshme me dronë, se qytetet janë nën presion, sidomos sa i takon sistemeve të ngrohjes, ujësjellësve dhe infrastrukturës që Rusia po sulmon qëllimisht”, tha Virginijus Sinkevičius, komisioner i BE për Ambientin.
Edhe pse ukrainasit mundën të zmbrapsnin ushtrinë ruse brenda një muaji nga marrja brutale e Borodjankës, ajo la pas shkatërrim dhe trauma. Megjithatë, Ukraina thotë se është prioriteti i saj t’i kthejë njerëzit e larguar, të rindërtojë godinat e banuara dhe të rikthejë jetën normale….
LEXONI GJITHASHTU:
Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së
Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
Gjermani, gjendet në lumë një armë e Luftës së Dytë Botërore
- 13:41 Mamdani kundërshton vizionin e Trump për Amerikën në fjalimin e 250-vjetorit të SHBA-së
- 13:37 Si kanë përparuar bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit?
- 13:34 Gjermani, gjendet në lumë një armë e Luftës së Dytë Botërore
- 13:22 Ake do të largohet nga Manchester City për t’u bashkuar me Fenerbahcen
- 13:05 Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)
- 13:04 Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme