20 kandidatë për Avokat Populli, PS duhet të bëjë kompromis me opozitën
Ka nisur zyrtarisht procedura parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Në garë për mandatin 5-vjeçar të avokatit të popullit janë 20 kandidatë, që e kanë dorëzuar aplikimin në Kuvend.
Në mesin e 20 kandidatëve, spikasin disa juristë dhe personalitete të shquar të jetës publike.
Erinda Ballanca e ka dorëzuar aplikimin në Kuvend, duke kërkuar që ta drejtojë edhe për një tjetër mandat 5-vjeçar këtë institucion.
Dy anëtarët e KAS-it në KQZ, Ledio Braho dhe Ilirjan Rusmali janë në mesin e aplikantëve dhe bashkë me ta, ambicien për t’u bërë Avokate e Popullit e ka shprehur edhe ish-kryetarja e KQZ, Lefterie Luzi.
Në mesin e kandidatëve është edhe Bledar Dervishaj, që në 5 vitet e fundit ishte mbrojtësi i Presidentit Meta në të gjitha betejat e tij ligjore përballë mazhorancës socialiste.
Ish-deputeti Sali Shehu, ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë, Ahmet Prençi, por edhe ish-zv.ministrja e Drejtësisë Brikena Kasmi kanë dorëzuar aplikimin dhe do të kërkojnë që të votëbesohen nga Parlamenti.
Për të zgjedhur Avokatin e ri të Popullit, mazhoranca socialiste do duhet të bëjë kompromis me opozitën, pasi duhen 84 vota në Parlament.
LEXONI GJITHASHTU:
- Avokati i Popullit reagon për shembjen e banesave tek ‘5 Maji’
- Bllako bashkëpunëtor i drejtësisë? Avokati pohon përpjekjen e SPAK-ut
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta