20 mijë euro për teste alkooli, Policia e Shtetit hap tenderin

16 Maj 2022 | 16:38

Policia e Shtetit ka hapur një tender të ri për blerjen e testeve të alkoolit. Rreth 20 mijë euro do të harxhojë ky institucion pikërisht për blerjen e këtyre aksesorëve.

Tenderi është hapur 4 ditë pasi ndodhi aksidenti tek Rruga e Kavajës në kryeqytet, ku u plagosën rëndë dy kalimtarë dhe shpëtoi për mrekulli foshnja e tyre 3 muajshe.

Kontrata është publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik në 12 maj dhe ofertat do pranohen deri në datë 23.

Tani që ka nisur edhe sezoni turistik, shoferët të cilët konsumojnë alkool shtohen.

Mbi 3 mijë shoferë janë kapur në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike ose pa patentë gjatë vitit të kaluar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Shqipëri ka një mungesë të kulturës dhe përgjegjësisë që duhet të ketë një drejtues automjeti.

Në 5 vite janë rreth 14 mijë shoferë janë konstatuar në gjendje të dehur, të droguar ose pa leje drejtimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026