20 milionë lekë për mandatet, raporti i Kuvendit: U kursyen 100 milionë lekë në paga

30 Maj 2020 | 12:16

Sipas të dhënave, gjatë vitit 2019, Kuvendit iu akordua një fond prej 22 milionë lekësh për të paguar deputetët e opozitës që lanë mandatet dhe të tjerët që lanë parlamentin për të kandiduar për bashkitë. Ky fond është realizuar në masën 20 milionë lekë.

Në muajin shkurt, nga opozita u mor vendimi kolektiv i dorëzimit të mandateve nga 58 deputetë dhe për rrjedhojë, janë kthyer në buxhet 100 milionë lekë nga fondet e pagave të pashpenzuara.

Interesante në shpenzimet e Kuvendit janë paratë e harxhuara për dieta dhe udhëtime jashtë vendit. Ndonëse me numër më të reduktuar deputetësh, Kuvendi ka shpenzuar gjatë vitit 2019 më shumë para se sa gjatë vitit 2018.

Sipas raportit, shpenzime për udhëtime jashtë shteti janë realizuar në vlerë vjetore 56.3 milionë lekë, nga të cilat 31.2 milionë lekë janë shpenzuar për bileta transporti ajror dhe 25 milionë shpenzime fjetje dhe dieta ditore për udhëtimet jashtë shteti.

Por si çdo institucion tjetër publik, edhe Kuvendi ka larguar njerëz nga puna ose ka mbajtur rroga që nga gjykata është konsideruar si e padrejtë. Ne raport theksohet se janë shpenzuar 23.6 milionë lekë në këtë nëngrup, duke ekzekutuar përfundimisht vendimet gjyqësore ndaj 5 ish-punonjësve, ndaj 5 ish- deputetëve socialistë të opozitës së vitit 2009, dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore ndaj 8 ish- deputetëve të opozitës PD-LSI në vitin 2014 dhe në vitin 2017 në periudha bojkoti.

Në total për vitin 2019 Kuvendi e ka realizuar buxhetin në masën 75 %.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026