20 prilli, Dita Botërore e Vaksinimit të Kafshëve

20 Prill 2023 | 08:07

Vaksinimi i kafshëve duhet të jetë një detyrim për të gjithë ata që i mbajnë në shtëpi.

Vaksinimi është jo vetëm një mënyrë për të mbajtur kafshët të shëndetshme, por edhe vetë njerëzit duke qenë se sëmundje të caktuara mund të transmetohen nga kafsha te njeriu.

Kujdes duhet të tregohet sidomos kur në familje ka edhe fëmijë.

Vaksinat që duhen bërë:

Tek macet

Herpes virus, calicivirus, reovirus, vaksina e leukemisë(FeLV) – vaksinohet normalisht. Nuk është e nevojshme që të riniset nga e para e gjithë seria.

Tërbimi mund të jepet ç’do 1 ose 3 vjetë mbasi i është dhënë vaksina e parë vjetore. Kjo do të thotë që nëse një vit nuk është bërë, vaksina e radhës e tërbimit do të jetë përsëri vaksina 1 ose 3-vjeçare (gjithmonë varet nga klinika )

Infeksioni i peritonitit tek macet: Nëse ju nuk ja bëni një vit atëherë duhet të siguroheni që kafsha juaj ka imunizim të mirë, seria e parë duhet të përsëritet.

Tek qentë

Lija e qenve, Parvoviroza, Bordetella (vaksina e kollës) – vaksinohet normalisht. Nuk është e nevojshme që të riniset nga e para e gjithë seria.

Koronaviruset tek qentë – disa veterinerë nuk e shikojnë të rëndësishme këtë si sëmundje tek kafshët e rritura, megjithatë, nëse ju dëshironi të mbani kafshën tuaj të imunizuar nga kjo sëmundje, por nuk i keni bërë vaksinën vjetore, ju mund të përsërisni serinë e parë.

Borrelia– Nëse qeni lihet një vit pa u vaksinuar në një zonë të infektuar, atëherë disa veterinerë mund të rekomandojnë për të bërë një seri të plotë të vaksinës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s, ndërtesa banimi në flakë dhe banorë të evakuuar

Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi masiv rus me raketa balistike dhe dronë ndaj Kievit...
07:54 | 06/07/2026

Netanyahu mohon pretendimet: SHBA nuk ka kufizuar operacionet tona në Liban

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportimet se Shtetet e Bashkuara kanë kufizuar operacionet ushtarake të Izraelit në Liban, duke i cilësuar ato si të...
19:08 | 05/07/2026

Shpërthen sërish vullkani Etna, ndërpriten fluturimet në Siçili

Vullkani Etna në Siçili shpërtheu sërish të dielën, duke nxjerrë një re të madhe hiri vullkanik dhe duke shkaktuar kufizime në fluturimet e aeroportit të...
18:41 | 05/07/2026