Vaksinimi kundër COVID-19, në Shqipëri vetëm 19% e mjekëve morën dozat përforcuese 

9 Mars 2023 | 16:29

Shumica e punonjësve në shërbimin shëndetësor shqiptar kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës kundër coronavirusit.

Një studim i kryer nga instituti i shëndetit publik me mbështetjen e OBSH, Task Forcën për Shëndetin Global dhe Qendrat e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka nxjerrë në pah se 90% e punonjësve në sistemin shëndetësor shqiptar kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa të dytën e kanë injektuar vetëm 19% e tyre deri në qershor të 2022.

Marrja e dozës përforcuese ishte edhe më e ulët në mesin e punonjësve nën 35 vjeç, punonjëseve femra dhe infermiereve, mamive, personelit mbështetës dhe personelit administrativ.

Studime të tjera të kryera në rajonin evropian në fund të qershorit 2022, kanë nxjerrë në pah se më shumë se 80% e punonjësve shëndetësorë në vendet me të ardhura të larta kanë marrë një seri të plotë vaksinash primare COVID-19 dhe 51% një dozë shtesë, krahasuar me 33% dhe 8%, respektivisht, të punonjësve shëndetësorë në vendet me të ardhura të mesme të ulëta.

Ekspertët e shëndetësisë botërore kërkojnë më shumë ndërgjegjësim sa i takon vaksinimit kundër coronavirusit.

Ata i qëndrojnë mendimit se vaksinat mbeten mbrojtja më e mirë që kemi ndaj sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve nga COVID-19. Dozat ‘booster’ përforcojnë mbrojtjen kundër sëmundjeve të rënda edhe në komunitetet që kanë kaluar infektimin me Covid në formë të rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim i kontrolluar për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës, ARRSH njofton kufizime në qarkullim

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se këtë të hënë, 6 korrik 2026, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me eksploziv në kuadër të...
08:25 | 06/07/2026

Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të diele ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
22:10 | 05/07/2026

Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje

Një zjarr me përmasa të mëdha përfshiu këtë të shtunë zonën mes fshatrave Drizë dhe Peshtan, në njësitë administrative Qendër dhe Levan, në Bashkinë Fier....
22:07 | 05/07/2026