200 fëmijë në urgjencë për viroza, Lama: Probleme gastrointestinale dhe respiratore

9 Shtator 2024 | 16:54

Rreth 200 fëmijë paraqiten çdo ditë në shërbimin e urgjencë së Pediatrisë në QSUT si pasojë e prekjes nga viroza të stinës. Temperatura e lartë është shpesh ajo që alarmon prindërit, ndërsa mbizotërojnë pacientët nën 4 vjeç.

“Kemi shtim të infeksioneve respiratore ose të aparatit të frymëmarrjes në raport me problematikën më bazë, që ishte e aparatit gastrointestinal apo ato që populli i njeh me bark e të vjella. Si kudo në botë janë dy grupmosha, latantët deri në moshën 1 vjeç dhe pjesa 1 deri në 4 vjeç”, thotë Albert Lama, shef i Urgjencës Pediatrike, QSUT.

Nisja e shkollave dhe kopshteve rrit mundësinë e përhapjes së virozave, ndaj shefi i shërbimit të urgjencës apelon që prindërit të jenë të kujdesshëm dhe të mos i dërgojnë fëmijët në shkollë kur kanë shenja të lehta, por tek mjeku, sepse në të kundërt rrezikojë të përhapin viruset.

“Me grumbullimet në masë sëmundshmëria rritet, mjafton një fëmijë i sëmurë në një klasë, në qoftë se ajo sëmundje është ngjitëse, brenda 1 jave e gjithë klasa shfaq të njëjtën sëmundje”, shprehet Lama.

Por çfarë duhet pasur kujdes në vjeshtë, që fëmijë të mos preken nga virozat?

“Duhet të vishemi komfort stinës dhe kushteve të motit, së pari nuk duhet të ekspozohet nga një ambient i ngrohtë në një ambient të ftohtë pa veshjen përkatëse, sepse fëmija e ndjen dhe nuk e suporton njëlloj si i rrituri.. të ushqehet në mënyrë të shëndetshme me gjera të freskëta të stinës”, thotë kreu i Urgjencës Pediatrike.

Në ditët e fundit është venë re një rritje e rasteve të fëmijëve të prekur nga viroza të stinës edhe pranë mjekëve pediatër në qendrat shëndetësore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026