21 marsi, dita botërore e poezisë

21 Mars 2024 | 12:33

21 marsi shënon ditën botërore të poezisë. Kjo ditë ka për qëllim nderimin e poetëve, leximin, shkrimin, promovimin e botimin e poezisë në të gjithë botën.

Gjatë kësaj dite, në shumë vende të botës zhvillohen konferenca, mbrëmje poetike e takime për të lexuar e analizuar poezi.

Kjo ditë u shpall nga UNESCO në 1999, për t’i dhënë shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, për të treguar ndërlidhjen e poezisë me artet e tjera, si edhe për të promovuar më gjerësisht poezinë në media.

Poezia i ka rrënjët në lashtësi, në formën epike, që u ndërtua në vargje për t’u përhapur lehtësisht në mënyrë gojore. Me kalimin e kohës, poezia mori trajta të ndryshme në varësi të parimeve estetike të çdo epoke.

“Si një formë intime e të shprehurit që u hap dyert të tjerëve, poezia pasuron dialogun që përcjell përparimin njerëzor dhe është më i nevojshëm se ndonjëherë në kohë të turbullta”, tha Audrey Azoulay, Drejtore e Përgjithshme e UNESCO, me rastin e Ditës Botërore të Poezisë 2022.

Përpara se të caktohej data 21 mars, dita botërore e poezisë festohej në tetor, në emër të Virgjilit, i cili lindi më 15 tetor në vitin 70 para erës sonë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara

Kalaja e Gjirokastrës përgjatë këtij viti ka mirëpritur mbi 100 mijë turistë duke u renditur ndër monumentet më të vizituara në Shqipëri. Pjesën më të...
13:28 | 12/07/2026

Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit

Festivali internacional i muzikës i cili ka edicionin e 9-të të tij në Korçë  në Polin e Eventeve në Drenovë ka sjellë në mbrëmjen e...
13:23 | 12/07/2026

Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë

Ka nisur për të nëntin vit radhazi MIK Festival në Korçë, eventi ndërkombëtar i muzikës që bashkon artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Edicioni...
20:47 | 11/07/2026