21 të vdekur dhe 31 të zhdukur nga rrëshqitjet e dheut në Kenia (VIDEO)
21 persona kanë humbur jetën dhe 31 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Kenian perëndimore pas një rrëshqitjeje dheu të shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm të premten. Ministri i brendshëm kenian, Kipchuba Murkomen ka bërë me dije se kanë pezulluar operacionet e kërkim-shpëtimit për të rifilluar sërish të dielën.
Ministri u kërkoi qytetarëve që jetojnë pranë lumenjve dhe në zonat e prekura nga rrëshqitjet e tokës mbrëmë që të shkojnë në vende më të sigurta. Përveç 21 të vdekurve dhe 30 personave të raportuar të zhdukur, Murkomen tha se 25 persona u plagosën rëndë dhe u transportuan me helikopter në qytetin perëndimor kenian të Eldoret.
Kryqi i Kuq i Kenias publikoi foto ajrore të zonës që tregojnë rrëshqitje të mëdha toke. Ai tha se po koordinonte përpjekjet e shpëtimit me qeverinë, duke përfshirë transportimin me helikopter të të plagosurve. Vitin e kaluar, sezoni i shirave, i cili u përkeqësua nga fenomeni El Nino, pati pasoja vdekjeprurëse në Kenia, por edhe në vendet fqinje, Tanzani, Etiopi dhe Ugandë.
We continue to work in Chesongoch, Elgeyo Marakwet, supporting those affected by the landslide and flash floods.
Access remains a challenge, but our teams are on the ground ensuring those injured and displaced receive the help they need. pic.twitter.com/0EY6NROcNO
— Kenya Red Cross (@KenyaRedCross) November 1, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës