Një vit nga tragjedia e Novi Sadit, mijëra njerëz tubim pranë stacionit hekurudhor

1 Nëntor 2025 | 19:56

Mijëra qytetarë serb zhvilluan homazhe për 16 viktimat e tragjedisë të Novi Sadit, ndodhur 1 vit më parë. Ndërkohë Presidenti serb ka kërkuar që kjo e shtuna të jetë paqësore dhe ditë uniteti.

Mijëra njerëz mbushën rrugët e qytetit të dytë të Serbisë në një tubim masiv në përvjetorin e katastrofës së stacionit hekurudhor të Novi Sadit, ku 16 persona mbetën të vdekur. Turma të mëdha njerëzish mbajtën heshtjeje prej 16 minutash, ndërsa ndezën qirinj në kujtim të viktimave të tragjedisë së një viti më parë.

Disa njerëz mbanin zemra të mëdha prej kartoni të kuqe me emrat e viktimave; të tjerë tullumbace në formë zemre. Shumë prej tyre vendosën lule në sheshin jashtë stacionit, i cili ka qenë i mbyllur që nga katastrofa e nëntorit 2024.

Bulevardi i Lirisë, u mbush me traktorë, motoçikleta dhe banderola që bënin thirrje për përgjegjësi dhe dorëheqjen e partisë në pushtet të Presidentit Aleksandër Vuçiç. Banorëve të Novi Sadit iu bashkuan në përkujtim njerëz nga e gjithë Serbia, të cilët vërshuan drejt qytetit me makina dhe autobusë që në orët e para të mëngjesit.

Mijëra studentë ecën në distanca të gjata deri në Novi Sad nga pjesë të ndryshme të vendit për t’iu bashkuar tubimit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një fjalim drejtuar publikut në prag të përvjetorit tha se dëshiron që dita të kalojë në paqe dhe me respekt për viktimat.

Nga ana tjetër Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave për shembjen e kupolës së Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit dhe i ka propozuar gjykatës që t’i vendosë të gjithë në paraburgim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026