22 mijë shqiptarë kanë marrë vizë 10-vjeçare drejt SHBA-ve, mesazhi i Yuri Kim
Kjo e premte 31 mars shënon dhe kohën kur bëhet plot 1 vit që nga vendimi i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, për lëshimin e vizave 10-vjeçare për qytetarët shqiptarë.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, ambasada amerikane bën me dije se gjatë 1 viti janë 22,000 shqiptarë kanë marrë vizë për të udhëtuar drejt SHBA-ve.
Kjo shifër sipas ambasadës është dy herë më e lartë se viti që lamë pas.
Ambasadorja Yuri Kim theksoi se nëse respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt SHBA-ve.
“Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër. Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve. Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”, njofton ambasada.
LEXO GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve