22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje të forta fizike: Çfarë ndodhi në protestën e opozitës
Protesta e së premtes e organizuar nga opozita përballë Kryeministrisë u shoqërua me tensione, përplasje të forta fizike, ndërhyrje të menjëhershme nga ana e policisë ndaj protestuesve, ndryshe nga protestat e mëparshme.
Menjëherë pas mbylljes së fjalimeve në podium, protestuesit hodhën fishekzjarrë e molotovë në drejtim të Kryeministrisë, gjë që u shoqërua me ndërhyrjen e menjëhershme të policisë, e papritur prej tyre dhe eksponentëve të PD që u gjetën të papërgatitur çka solli edhe përplasje fizike.
Deputetë demokratë, Luçiano Boçi, Klevis Balliu, gazetari Aulon Kalaja, u lënduan nga spraj lotsjellës dhe u transportuan në spital si edhe disa protestues të dëmtuar nga gazi lotsjellës.
Një efektiv policie u lëndua gjithashtu për shkak të një kapsolle që i shpërtheu në trup. Policia shoqëroi 22 persona ndërsa u sekuestruan 4 çanta me molotovë.
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë
- 22:00 Dita e 42-të, nis marshimi i qytetarëve, gazetarja tregon intenerarin e rrugëve ku do të protestohet