40 të vdekur dhe mbi 700 të plagosur nga sulmi në Izrael, Netanjahu: Jemi në luftë
Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se të paktën 700 persona janë plagosur në sulmet palestineze, mëngjesin e së shtunës.
Të paktën 40 izraelitë kanë vdekur në sulmet e paprecedentë, sipas shërbimeve të urgjencës.
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu në një fjalim drejtuar popullit tha se vendi është në luftë, jo në një operacion ushtarak, ndërsa premtoi hakmarrje ndaj armikut.
“Qytetarë të Izraelit, ne jemi në luftë, jo në një operacion, jo në një përshkallëzim, një luftë. Këtë mëngjes Hamasi filloi një sulm të papritur vrastar kundër shtetit të Izraelit dhe qytetarëve të tij. Ne kemi qenë në të që në mëngjes herët. Mblodha krerët e sistemit të sigurisë, para së gjithash porosita që të pastrohen vendbanimet nga terroristët që kishin depërtuar – ky operacion po kryhet në këto orë. Në të njëjtën kohë, urdhërova një mobilizim të gjerë rezervë dhe një luftë hakmarrëse me një forcë dhe shtrirje që armiku nuk e kishte njohur kurrë”, tha Netanjahu.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë