230 lekë 1 litër naftë, rritje me 30 lekë brenda 24 orëve
230 lekë për litër e kanë paguar naftën këtë të shtunë qytetarët nga 197 l/ litër që ishte një ditë më parë.
Për përdoruesit e mjeteve kjo rritje e menjëhershme prej 30 lekësh është e papërballueshme.
“Nuk e kuptoj ku do shkojmë, pale kjo 230 lekë turp i Zotit”, shprehet një qytetar i indijuar.
“E pa mundur, e për përballueshme”, deklaron një tjetër.
“Shumë keq, nuk dimë se çfarë do bëjmë”, thotë një tjetër përdorues automjeti.
Rritja e çmimit të naftës deri në 230 lek për litër këtë muaj mars, ka tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh të arrirë në vitet 2008-2009.”
Shoqata e Konsumatorit ka deklaruar se ditën e hëne, do te depozitojmë pranë Autoritetit te Konkurrencës një kërkese për hetim te thelluar ne tregun e karburanteve ne Shqipëri. Në të kundërt priten protesta.
Aktualisht në bursat ndërkombëtare një fuçi naftë shitet deri në 118 dollarë. Ky është niveli më i lartë që nga shkurti i vitit 2013.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet