239 shkencëtarë letër të hapur OBSH: Coronavirusi përhapet edhe nga ajri
239 shkencëtarë nga 32 vende të ndryshme konfirmojnë se coronavirusi përhapet edhe nga ajri. Virusi, sipas tyre mund të qëndrojë pezull në ajër në mjedise të mbyllura dhe kur dikush thith ajrin me virus do të infektohet.
Gazeta “The New York Times” shkruan se shkencëtarët do ti dërgojnë Organizatës Botërore të Shëndetësisë një letër të hapur ku do i kërkojnë të ndryshojë rekomandimet për COVID-19, në mënyrë që të shmangen infeksione të reja.
Deri tani OBSH i është përmbajtur bindjes se virusi përhapet përmes spërklave të sekrecioneve të gojës dhe hundës që çlirohen nga personi i infektuar gjatë teshtimës apo kollitjes, por këto mikro-grimca janë të rënda dhe bien shpejt përdhe.
Pra, nëse një person tjetër qëndron në distancë nuk është në rrezik dhe nëse personi i infektuar mban maskë, stërkalat nuk përhapen në ajër. Por nëse virusi vërtetë përhapet nga ajri, siç shkruan gazeta, me rëndësi të madhe do të jenë masat për ta parandaluar përhapjen.
The New York Times shkruan se shtimi i numrit të infeksioneve pas rihapjes së bizneseve dhe zyrave konfirmon atë që “shumë shkencëtarë e kanë thënë prej muajsh: virusi qëndron pezull në ajër në mjedise të mbyllura duke infektuar personat në këto mjedise”.
Dr. Benedetta Allegranzi, drejtorja teknike e OBSH mbi kontrollin e infeksioneve, tha se provat për përhapjen e virusit nga ajri “nuk janë bindëse”.
“Veçanërisht gjatë muajve të fundit, e kemi përsëritur disa herë që transmetimi nga ajri mbetet si mundësi por nuk ka prova të forta dhe të qarta për këtë”, thotë Dr Allegranzi.
A mund të shmanget një karantinë e dytë përmes testimit dhe gjurmimit të kontakteve?
COVID-19, Shkencëtarët në Mbretërinë e Bashkuar paralajmërojnë për rrezikun real të valës së dytë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania