Mbi 1200 të arrestuar në 5 vite për falsifikim vizash e pasaportash

Pasaporta
18 Shkurt 2022 | 16:19

Liberalizimi i vizave për Shqipërinë, uli ndjeshëm tentativat për të udhëtuar drejt vendeve të BE me dokumenta të falsifikuara. Megjithatë grupet e falsifikimit në vendin tonë nuk u ndalën.

Nga viti 2016 policia ka zbuluar 26 laboratorë të prodhimit të dokumentave të falsifikuara ndërsa janë goditur qindra raste të tjera. Për kryerjen e këtij aktiviteti janë arrestuar 1272 persona në 5 vitet e fundit.

Hetimi ka zbuluar se në pjesën më të madhe dokumentat e falsifikuara si pasaporta apo viza blihen nga shtetas aziatikë që kontaktojnë grupet që veprojnë në Shqipëri.

“Për shtetasit shqiptarë më të preferuar janë vendet si Britania dhe SHBA. Për të shkuar në Angli apo për të shkuar me dokumenta të falsifikuara në Amerikë janë çmime të kripura që personat marrin ndaj personave të interesuar”, u shpreh Lufti Minxhozi, Drejtor i krimit ekonomik dhe financiar në Policinë e Shtetit.

Përdorimi i këtyre dokumentave nga shqiptarët bëhet për të udhëtuar drejt vendeve si Britania e Madhe apo SHBA ku dhe pagesat janë tejet të larta.

Pasaportat, apo vizat drejt këtyre shteteve kushtojnë nga 10 mijë deri në 30 mijë euro.

“Realisht ka shumë kërkesa sepse janë dhe vendet aziatike që kërkojnë të hynë në Europë dhe që natyrisht shfrytëzojnë këto grupe kriminale për të hyrë me dokumenta të falsifikuara si shtetas të Europës Perëndimore”, tha Minxhozi.

Përfitimet e shumta monetare kanë bërë që autorët e falsifikimit të dokumentave në pjesën më të madhe të jenë përsëritës.

Kodi Penal parashikon burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet si dhe gjobë për çdo individ të përfshirë. Kur veprimtaria kriminale kryhet në bashkëpunim dënimi i parashikuar është nga 6 muaj deri në 5 vite. Në kod parashikohet dhe dënim për zyrtarë të cilët lëshojnë këto dokumenta, pasi jo në pak raste ata kanë qenë pjesë e grupeve falsifikatore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026